TIRANË- Edhe gjatë kësaj fundjave Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet e rrepta për drejtuesit që thyejnë rregullat e qarkullimit. Gjatë natës së kaluar policia ka evidentuar një shofer me shpejtësi 200 km në orë dhe i ka bërë shenjë për të ndaluar.

policia rrugore (2)

Por drejtuesi që ka rezultuar një 29-vjeçar nga Durrësi nuk i ka ndaluar policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve, jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Ai është kapur pas ndjekjes nga patrullat e qarkullimit.

“Fundjavë/argëtim por jo abuzim me rregullat e qarkullimit. Një drejtues mjeti i përgjegjshëm të ndihmon të festosh dhe një ditë tjetër. Shpejtësia të nxit, por të vret”, shkruan Policia e Shtetit për të sensibilizuar përdoruesit e rrugës.

Po kështu në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet është verifikuar se shtetasi me iniciale E.D., 36 vjeç, drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit në masën 0.91 mg/l.

“Drejtues mjetet kujtohuni gjithmonë – alkooli shkon në stomak, por turbullon kokën dhe një mjet drejtohet me kokë!”, shkruan policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb