Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur Agron Gjekmarkajt, pasi ky i fundit tha se nuk po kuptohet qartë se kush është PS, pasi eksponentë të saj apo të lidhur me këtë parti kanë dalë në bisedat e Sky Ecc.

Manja i tha Gjekmarkajt se PS është aset kombëtar dhe se do të jetë partia që votohet më së shumti nga shqiptarët. Manja iu bëri thirrje demokratëve, që të drejtojnë gishtin nga vetja, nëse duan që të jenë të besueshëm për shqiptarët.

Ulsi Manja: Ne zoti Gjekmarkaj jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, që është aset kombëtar dhe do jetë partia e shqiptarëve për shumë kohë. Jemi partia e 10 milionë turistëve për vitin 2023 dhe kemi shndërruar Shqipërinë në destinacion për turizmin. Ne jemi partia që iu presim në tapetin elektoral më 2025 ju dhe këdo tjetër.

Shqipërinë e qeveris PS me kryeministër legjitim Edi Ramën, zgjedhur me votë të lirë dhe ju presim në zgjedhje. Ju jeni në të drejtën legjitime të thoni thashetheme, por shqiptarët nuk ju besojnë, sepse nuk keni kthyer gishtin nga vetja. Flamur, ktheje gishtin nga bluza. PS është partia e 850 mijë zemrave të shqiptarëve dhe më 2025 do ju mundim më thellë se më 2021.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb