Gjatë fundjavës në lagjen “Liberta” në Bari, policia e sektorit të narkotikëve dhe Skifterët e skudrës së lëvizshme kanë kontrolluar disa ndërtesa përgjatë rrugës “Nicolai” që gjatë operacionit qëndroi e mbyllur për trafikun.

Gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit Rudmir Tatari, 43 vjeç u gjetën 2 pako të mëdha me marijuanë për një peshë totale prej më shumë se 12 kg.

Droga, gati për t’u ndarë në doza për t’u hedhur në rrugët e qendrës së Barit ishte futur në disa kuti kartoni që përdoren zakonisht për pajisjet elektroshtëpiake.

Pavarësisht kontrollit të imtësishëm nga policia, droga u gjet falë njësisë së qenve anti-drogë.
Analizat e mëvonshme të kryera nga Policia Shkencore kanë gjetur në drogë një përbërës aktiv të tillë që prodhon rreth 60 mijë doza, për një vlerë të parashikuar në tregun ilegal të mbi 300 mijë eurove. Shqiptari me kërkesë të Prokurorit Publik të Barit u dërgua në paraburgim, ku pritet të jepet edhe vendimi për të.

Droga1
Droga1

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb