ITALI

Policia italiane ka arritur të sekuestrojë një sasi të madhe droge në brigjet e Siçilisë.

Duke vepruar në kuadër të operacionit “Libeccio International”, pas sinjalizimeve të autoriteteve franceze, policia financiare dhe roja bregdetare italiane kanë kapur në ujërat e brigjeve siciliane një varkë me vela, e cila transportonte mbi 6.2 tonë hashash nga Spanja për në Itali, raportojnë mediat italiane.

Barka “Luna III” kishte tri ditë që ishte nisur nga brigjet spanjolle. Pas konfiskimit të hashashit, autoritetet italiane thanë se nëse droga do të shitej në treg, trafikantët do të fitonin 60 milionë euro.

Në pranga përfunduan 3 anëtarët e ekuipazhit, të gjithë me shtetësi spanjolle. Policia italiane tha se brigjet siciliane përdoren shpesh për tregtim droge nga Spanja për në Itali.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb