ITALI

Policia italiane në Taranto të Italisë ka arrestuar dy shqiptarë 24 dhe 21 vjeç, pasi u kapën me heroinë në makinë.

Banorët vendas kishin raportuar pranë karabinierëve se dy persona lëviznin me makina dhe dyshohet se ata kishin armë e merreshin me aktivitet të paligjshëm. Pas sinjalizimit, forcat policore të Barit u mobilizuan dhe u vunë në ndjekje të dy makinave, që drejtoheshin prej të rinjve me origjinë nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të dy të arrestuarit, njëri prej të cilëve me precedentë penalë specifikë për trafik droge, që të dy banonin në provincën e Barit, u shoqëruan në zyrat e komisariatit, ku dhanë shpjegime për çështjen. Karabinierët kanë mundur të sekuestrojnë gjithashtu edhe 895 euro, që ishin në automjet dhe që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Njëri nga të arrestuarit ishte me precedent të mëparshëm penal për trafik të lëndëve narkotike. Policia në Taranto deklaroi se arrestimi i dy personave është në vazhdë të luftës ndaj trafikut të drogës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb