GREQI- Mbi 6 kg heroinë janë kapur në një automjet luksoz në portin e Igumenicës nga policia greke.

Mediat vendase shkruajnë se në automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, që drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg 80 gram heroinë.

HEROINE (1)

Policia i ka vënë prangat drejtuesit 38-vjeçar. Mësohet se droga u zbulua nga qeni i policisë “Lesi”. Mjeti do të hipte në traget për të udhëtuar nga Igumenica për në Itali.

HEROINE (3)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb