Titullin kampion e ka dorëzuar me kohë në këtë sezon, por Skënderbeu kërkon ta mbyllë atë me një trofe. Kupa e Shqipërisë mbetet një objektiv për korçarët, që luajnë gjysmëfinalen e kthimit kundër favoritëve të tjerë të Kukësit. Të besuarit e Orges Shehit duhet të përmbysin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë, por goli i shënuar në transfertë i jep më shumë doza optimizmit të tyre.

59797724 2192488380788871 9202266984174059520 N
59797724 2192488380788871 9202266984174059520 N

“Këto ndeshje janë ndryshe nga Superliga. Në futboll nuk mund të jesh asnjëherë komod, pavërisht golit që shënuam në ndeshjen e parë”, ka thënë Shehi në konferencën për mediat. Skënderbeu vjen në këtë sfidë pas humbjes 1-0 kundër Tiranës në fundjavën e Superligës. Shehi pret një tjetër sfidë, ndërsa në mendjen e tij e ka të qartë recetën që i duhet skuadrës për të shkruar në finalen e Kupës. “Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos lejuar kundërshtarët që të shënojnë”, ka vijuar trajneri i skuadrës korçare.

59623970 2192489080788801 3437801319614644224 N
59623970 2192489080788801 3437801319614644224 N

Futbollistët e Skënderbeut kanë marrë një motivim më shumë përpara sfidës kundër Kukësit. Presidenti Takaj ka premtuar 70 mijë euro premio për trofeun, që gjithashtu siguron një rrugë të shkurtër për në Europë. Po ashtu, kjo konfirmon edhe bindjen e klubit korçar për një përgjigje pozitive nga KAS për të shbërë dënimin e rëndë të dhënë nga UEFA. “Presidenti na ka thënë se duhet të luftojmë në dy kompeticionet, në kampionatë dhe në Kupë për të arritur Europën. Ky është objektivi madhor në këtë sezon”, është shprehur Shehi. Asnjë mungesë për Skënderbeun në prag të gjysmëfinales së kthimit në Kupë. Shehi do të ketë të gjithë lojtarët e tij në dispozicion, ndërsa nuk pritet të ndryshojë shumë nga formacioni që zbriti në fundjavë kundër Tiranës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb