CERRIK- Policia e Shtetit ka publikuar momentin e arrestimit të autorët të plagosjes me armë që ndodhi dje në Cërrik si dhe bashkëpunëtorin e tij. Në pamjet në fjalë shihet se si u vunë në pranga autori i ngjarjes, shtetasi Stilian (Bruno) Hyseni, 32 vjeç, si dhe bashkëpunëtari i tij, Ilborjan Fezullahu (i dënuar më parë).


Mësohet se në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan.

Të njëjtat burime sqaruan se Stilian (Bruno) Hyseni në bashkëpunim me Ilborjan Fezullahu në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik, për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.


Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësin e provës materiale dy gëzhoja pistolete. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh është lënë i lirë pasi nga tërësia e veprimeve nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur. Shtetasit e arrestuar pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.


Nga ana e shërbimeve të Policisë po vijon puna për gjetien e armës së krimit. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb