BRESHIA, ITALI

Një shqiptar u arrestua në Breshia për posedim të paligjshëm të armëve.

Shqiptari me banim në komunën e Treviglios u paraburgos, ndërsa vendimi për ta lënë atë në burg ishte i 100-i që nga fillimi i vitit për policinë lokale të rajonit, shkruan “Giornale Treviglio”.

28-vjeçari nga Shqipëria do të duhet të shërbejë 3 muaj në burg dhe do të duhet të paguajë 3000 euro gjobë. Ai u dërgua në burgun e Bergamos.

(d.xh/ Balkan web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb