SHKODËR

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar të konsideruar të rrezikshëm pasi lëvizte me armë zjarri.

Nga strukturat e DV P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, i cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me dy krehra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb