DURRES- Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçari, i cili qarkullonte me armë me vete. Ndalimi i shtetasit Merlino Disha, banues në Burrel, është bërë në lagjen Nr.13, të qytetit të Durrësit, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një kreher me 3 fishekë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb