KURBIN

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person që mbante armë zjarri në banesë pas denoncimit nga qytetarët.

Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb