Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar polak, pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë.

Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë njoftuar se aksioni për kapjen e 47-vjeçarit u bë në funksion të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë  47- vjeçari polak me banim në Durrës. Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë me 7 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të  Policisë Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak:

-A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet  e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip  Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb