Rreth 1 200 protestues nga opozita janë nisur nga Berati drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së radhës së opozitës që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.
Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjeteve private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qendror i qytetit.


Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës autobusë dhe automjete të vogla, ndërkohë që 2 autobusë të tjerë me mbështetës të PD-së janë nisur nga fshatrat Lapardha dhe Velabisht.


Kryetari i degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se nga selia e Partisë Demokratike u nisën drejt protestës së Tiranës rreth 800 protestues, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish të nisur me automjete private drejt protestës së madhe të opozitës së bashkuar.


Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur në orën 16:00 të ditës së sotme 4 autobusë dhe rreth 70 makina private, ndërkohë që nga LSI-ja janë nisur 3 autobusë dhe rreth 50 automjete të vogla me protestues.

Sipas kryetarit të PD-së Berat, Gazmend Azizi, protestat e opozitës shpalosin revoltën e popullit ndaj qeverisë kriminale të Edi Ramës. Kryetari Azizi ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën në 30 qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb