Partizani, apo edhe aventura e re me Ostravan në Çeki. Këto kanë qenë dy nga temat për të cilat ka folur ish-lojtari i të kuqve, Eneo Bitri në një intervistë për Sport News në News 24.

E ndoqe Partizanin?– Kam ardhur në kryeqytet që ditën e enjte. Ekipi më ka befasuar për mirë. Ka treguar se është aty për titullin kampion.

Përvoja e re- Kam filluar të luaj. Kam patur një dëmtim, klubi më ka lënë jashtë për 10 ditë.

Nuk kam kontaktuar me stafin e kombëtares. Partizani është si shtëpia. Unë kam zgjedhur karrierën dhe shpresoj të kem bërë zgjedhjen e duhur.

Partizani i sotshëm ishte ai i titullit kampion. Nëse vazhdon kështu, të kuqtë kanë mundësi të mëdha të fitojnë titullin kampion.

Rivaliteti- Futbolli është shumë ndryshe nga vitet e kaluara. Ka ekipe që të hapin probleme, edhe pse janë të vogla. Për shembull, Bylis i hapi punë Tiranës.

Eliminimi në Kupë i Partizanit- Ka dy anë. Nga njëra anë do ishte mirë se do luftonte në të  gjitha frontet, nga ana tjetër tashmë do të fokusohet në kampionat.

Telushit i kam thënë që mund ta bësh rolin e qendërmbrojtësit. Mendoj se Telushi ka shpirt luftarak dhe një mbrojtës duhet ta ketë diçka të tillë.

Shkëputja- Pas derbit, Partizani ka treguar siguri. Ekipi tregoi se është mjaft i fortë, lojtarët i kanë, kualitetet i kanë. Unë mendoj se ata kanë rrugë të vështirë, por mund t’ia dalin. Kam menduar Vllazninë si pretendent, por pas humbjes së sotme, doli jashtë garës. Edhe Egnatia mund të futet në lojë.

Partizani e ka mesfushën më të fortë në Shqipëri. Colella është shqiptar, nuk është italian. Ai është sjellur mirë me ne, na ka dhanë respekt edhe kur nuk e kemi merituar. Klubi le t’i rinovojë kontratën” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb