Një fatlum nga kantoni i Cyrihut kapi të martën “Jackpotin” në lotarinë Euromillions në Zvicër, duke fituar shumën rekord prej rreth 157.1 milionë frangash ose 134,074,695 euro. Bileta ishte luajtur në të njëjtën ditë për 24.50.

Me këtë fitore, sipas një njoftimi të kompanisë së lotarisë “Swisslos” të martën në mbrëmje është shënuar një rekord i ri zviceran. Fatlumi nga pjesa gjermanofolëse e Zvicrës arriti numrin e 11 të fitimeve më të mëdha në lotarinë Euromillions, përcjell albinfo.ch.

Herën e fundit, në Zvicër u shënua një rekord në lotarinë Euromillions tre vjet më parë. Në atë kohë, më 21 mars 2014, rreth 31 milionë franga shkuan te një fitues në Zvicër.

Fitimi i mëparshëm në lotarinë Euromillions, sipas komunikimit ishte rreth 115.5 milionë franga dhe kishte rënë më 23 gusht 2013 nga një lojtar nga Zvicra Perëndimore. Ky rekord tani është tejkaluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: