TIRANE

Deputeti i kuvendit, Kujtim Gjuzi iu bashkua sot protestës së minatorëve, të cilët ishin mbledhur para parlamentit. Në mbështetje të tyre, Gjuzi tha se nuk do të rreshtë së luftuari që ata të marrin atë c’ka u takon e që ky shtet iu ka borxh.



“Ata që ua kanë mbajt paret do t’ua japin kokërr m’kokërr me burrni po jua them Ato që ju ka borxh ky vend, po ta thotë Kujtim Gjuzi me burrni, që do t’i merrni, ndryshe nuk ka vend kryeministri pa e sulmu… me fjalë se ti e di që nuk rraf njeri. Ja tani direkt ju jap numrin e telefonit se thonë që nuk e hap telefonin Gjuzi, u shpreh deputeti.


Një grup minatorësh protestuan sot para parlamentit për të shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit për statusin e tyre.

(BalkanWeb)