Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar se banorët e njësisë numër 9 në Tiranë të cilët paguajnë taksat rregullisht, “prej 8 vitesh nuk marrin shërbimet që meritojnë”.
Blushi deklaroi se në këtë njësi ende nuk ka rrugë të asfaltuara me standarde dhe se me një buxhet prej 350 milionë eurosh në vit që disponon Bashkia e Tiranës sipas tij mund të “ishin asfaltuar edhe rrugët e Parisit”.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Njësisë Nr.9 në Tiranë i paguajnë rregullisht taksat vendore, por prej të paktën 8 vitesh nuk marrin nga Bashkia shërbimet që meritojnë.
Erion Veliaj nuk jep llogari ku i çoi taksat e tyre dhe pse në këtë njësi ende nuk ka rrugë të asfaltuara me standarde.
Me 350 milion euro buxhet vjetor, Erion Veliaj do të kishte asfaltuar edhe rrugët e Parisit. Por asnjë qindarkë nuk shpenzoi për qytetarët që banojnë në zonën e “Shinave të Trenit” në Njësinë Nr.9. Ndërkohë 100 mijë euro paguan çdo ditë për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston!
Është edhe “pinok” edhe hajdut! A mund t’i besohet sërish?
Ndaj më 14 Maj: Bashkë për Ndryshim! Votë për Ndëshkim!