TIRANE

Pak minuta pas daljes nga godina e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha iu bashkua protestuesve të cilët e prisnin jashtë selisë blu. Me çadrat simbolike “Rama ik” dhe me flakadanë në duar, Basha dhe ndjekësit e tij në protestë në mes të shiut nisin marshimin e tyre drejtuar 5 godinave të institucioneve kryesore në vend Kryeministrisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë-Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre”, bënë me dije burime nga PD.

Kërkesa kryesore e opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore. .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb