SARANDË

Policia e Sarandës ka sekuestruar 22 kg drogë, ndërsa kanë ndaluar dy të rinj që po tentonin ta trafikonin drejt Greqisë.

Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike.

Droge Sarande (2)
Droge Sarande (2)

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Polciisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit, Tiranë; G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

Po në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve të tjerë A.XH dhe D.A, ku vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: