Shqipëria është tronditur jo pak herë nga krimet e rënda në familje, ku fëmijët shkojnë deri në marrëzi duke vrarë ata që falin jetën, prindërit. I tillë ishte edhe rasti i sotëm në Tepelenë, ku 35-vjeçari Arjan Shahaj vrau me sëpatë babain e tij.

Teksa bën një kërkim në arkivën e kronikës së zezë, të shumta janë rastet që kanë tronditur opinionin publik shqiptar. “BalkanWeb” sjell disa nga ngjarjet e rënda, ku protagonistë të krimit janë fëmijët, që kryesisht vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktimat, prindërit.

7 qershor 2018

Një vit më parë, Dibra dhe mbarë opinion publik u tronditën nga një ngjarje e rëndë, ku 26-vjeçari Qemal Sela vrau me automatik dy prindërit e tij. Krimi ndodhi brenda banesës së tyre, ndërsa i riu kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Anglia, vend ku kishte emigruar prej vitesh, ndërsa ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Diber
Diber

29 qershor 2017

Një tjetër ngjarje e rëndë ishte edhe ajo e Xhafzotajt në Durrës, ku Leonard Nika, 29 vjeç vrau dy prindërit e tij. I riu vuante nga sëmundje e shëndetit mendor, ndërsa akuzonte prindërit se ata ishin bërë shkaktar të ndarjes së tij nga gruaja.

Xhafzotaj
Xhafzotaj

24 dhjetor 2017

E rëndë ishte edhe ngjarja e ndodhur në zonën e Shkozës, ku Selman Alija, 28 vjeç në atë kohë, masakroi për vdekje me çekiç babain e tij 74-vjeçar, Fejzo Alija, e më pas trupin e hodhi në liqenin e Farkës. I riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shkoze
Shkoze

11 tetor 2011

Vetëm 16 vjeç, Lorenc Muça vrau babain e tij, duke deklaruar se i doli në mbrojtje nënës së tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Fag të Shëngjergjit. Gjithçka nisi kur babai i dehur, Kujtim Muça, po dhunonte bashkëshorten brenda në banesë, ndërsa i riu e qëlloi atë me çifte.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: