TIRANË

Presidenti i Republikës ka qenë në fokus të debatit politik dhe opinionit publik gjatë këtyre ditëve për shkak të Gjykatës Kushtetuese dhe përplasjes me maxhorancën dhe Kuvendin për një prej anëtarëve.


Deklaratat dhe reagimet nga Presidenca kanë qenë të shumta nisur nga zhvillimet në vend por edhe akuzat nga përfaqësues të maxhorancës. E me sa duket gjithë interesimi i gazetarëve e ka lodhur Presidentin, i cili ka përfituar nga një dalje publike për të hedhur edhe disa batuta.


Meta ka folur për mediat pas vendimit të KPA për të shkarkuar Besnik Muçin, i cili u dekretua në fund të tetorit nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.


“Më çmendët mo, më çmendët, më çmendët…Po më çmendët se jemi bërë nga halli si fabrikë lajmesh e kupton. Nuk kemi këtë detyrë, kemi punë më të rëndësishme. Jam me deklaratën e Blushit tim. Zero surprizë nga vettingu i partisë”, tha Meta sa i përket vendimit për Muçin.

Nuk ka munguar dhe një ‘përkëdhelje’ për SHBA-të, pas qëndrimit të ambasadës amerikane se debati për Kushtetuesen duhet të shkojë në Komisionin e Venecias për një opinion por edhe pas bisedës së zhvilluar me të dërguarin special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, se me ato e kemi bërë Kushtetutën”, u shpreh Meta që sot sfidoi maxhorancën dhe ambasadorët me një referendum.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: