Letsile Tebogo, 21-vjeçari nga Botswana, bëhet afrikani i parë në histori që fiton një medalje të artë në garën e 200 m për meshkuj. Tebogo përfundoi 200 m me kohën 19’46 të qindtat duke u shndërruar në atletin e pestë më të shpejtë në historinë e kësaj gare. Me 19’62 të qindtat, medalja e argjendtë shkoi për amerikanin Kenneth Bednarek.

Pasi triumfoi në garën më të rëndësishme në Olimpiadë, atë të 100m, amerikani Noah Lyles siguroi medalje bronzi. Kjo ishte humbja e tij e parë në tre vitet e fundit, por përcaktues në rendimentin e tij ishte gjendja fizike jo e mirë, pasi në përfundim të garës u largua me një karrocë me rrota, ndërsa stafi mjekësor i përfaqësueses amerikane konfirmuan se Lyles ishte pozitiv me COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një garë shumë e bukur rezultoi edhe ajo e 110m me pengesa, po për meshkuj, ku sërish dominues ishin atletet nga SHBA duke siguruar dy medalje, ar dhe argjend. Grant Holloway u shpall kampion olimpik duke mbyllur garën me kohën 12’99 të qindtat. Ne vendin e dytë u rendit bashkëkombësi i tij Daniel Roberts me 13’09 të qindta, ku diferencën me vendin e tretë, atletin nga Xhamajka e bënë vetëm 085 të qindtat.

SHBA dominoi edhe në 400m me pengesa për femra, duke siguruar dy medalje të tjera, ar dhe argjend. Me kohën 50’37 të qindtat, amerikania Sydney Levrone vendosi një rekord të ri botëror duke fituar medalje të artë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb