VLORË

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një 19-vjeçar,  i cili posedonte lëndë narkotike në automjet.

Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet L.M 19 vjeç. Ai dyshohej se kishte drogë në automjet e për këtë arsye u ndoq nga forcat policore, derisa u prangos.

Njoftimi i policisë:

Vlorë, Orikum

Kapet në ndjekje nga Policia një shtetas i cili posedonte lëndë narkotike në automjet.

Seksioni për Hetimin e  Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bllokuar një automjet afër Orikumit, i cili dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të automjetit tip Opel Corsa është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb