Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet V. M., u kap në flagrancë në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me 27 doza kanabis.

Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet edhe një shumë prej 63 500 lekësh të reja dhe një telefon celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

76779522 2589581461328209 8343433942002565120 N
76779522 2589581461328209 8343433942002565120 N

25-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” .
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb