Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj përmes një statusi në “Facebook” ka shpërndarë disa foto, ku shihen zyrtarë të qeverisë, të cilët sipas tij, nderojnë figurën e Enver Hoxhës.

Alibeaj thotë se këta bij kriminelësh përulen sot përpara kryekriminelit të Shqipërisë. Alibeaj shprehet se nesër duhet që të rrëzohet kjo qeveri, në përbërje të së cilës janë bijtë bastardë të diktaturës.

Statusi i Alibeajt:

Sot, 24 maj 2019, perfaqesuesit ne qeveri dhe ne Kuvend te Edi Rames nderojne Diktatorin! Pa asnje skrupull, pa asnje vrasje ndergjegjje, pa asnje shenje pendese, bijte e eterve komuniste i thurin lavde diktatures dhe dhimbjes qe i shkaktuan shqiptareve per 50 vjet! Qartesisht te frymezuar nga uzurpatori ne qeveri Edi Rama, keta kriminele dhe bij kriminelesh, persekutore te pashpirt, shfaqin fytyren e tyre te vertete! Ndaj, ka vetem nje zgjidhje:

Te protestojme deri ne permbysje!

Shqiperia si gjithe Europa!

Asnje hap pas!

Te gjithe se bashku, ne Tirane, 25 Maj ora 19.00!✌️

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb