“Më erdhi keq. Kisha kohë që nuk e kisha parë, kishin kaluar vite, njerëzit ndryshojnë, jeta diku të prin për mbarë, diku jo, diku ka një problematikë shëndetësore”. Kështu u shpreh kompozitori dhe dirigjenti Jetmir Barbullushi në studion e News24, lidhur me gjendjen në të cilën u gjet në New York, diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e pastrehë dhe me probleme shëndetësore.

Ai kujton hapat e parë të Simakut dhe se si ajo u shndërrua në këngëtaren hit të viteve ’80.

Gjithashtu, Barbullushi kujton se Parashqevi Simaku nuk është rasti i vetëm. Ai kujton se në një situatë të ngjashme kishte gjetur në Selanik këngëtarin Tonin Tërshana ku ai kishte emigruar pas vitit 1990. Tërshana u nda nga jeta në Tiranë në vitin 2015, në moshën 66-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

“Parashqevi Simaku ishte një këngëtare e cila kishte një talent natyral të vetin, nuk arriti kaq thjeshtë të vinte aty. Zotëronte shumë mirë këngën popullore dhe më pas zotëroi shumë lehtë edhe këngën e lehtë. Nuk ishte e thjeshtë për një këngëtare të futej në festival. Ishte në qendër të vëmendjes, një talent, një diccka që ajo e kishte të vetën. Në 1996 isha në SHBA, Parashqevi kishte bërë një kasetë të këngëve në anglisht, një nivel shumë i lartë, këngë të muzikës së lehtë, tentonte të hynte në ato linja ku ishin më të favorshëm, sidomos për këngët e muzikës. Ndonjëherë jeta të shtyn në disa drejtime. Pati ardhur edhe te ne për një koncert të vetin recital, e pata takuar, ka kënduar në shumë qytete të Shqipërisë, më pas nuk kam patur më kontakt me të.

Më erdhi keq. Kisha kohë që nuk e kisha parë, kishin kaluar vite, njerëzit ndryshojnë, jeta diku të prin për mbarë, diku jo, diku ka një problematikë shëndetësore.

Parashqevi nuk është rasti i parë. Kujtoj në këtë rast, kështu kam takuar edhe Tonin Tërshanën në Selanik, pas një koncerti erdhi dhe më rroku, më foli “Jetmir…që punonte në atë kohë. Ishin emra shumë të mëdhenj të muzikës tonë. Jeta ndonjëherë të degdis. Parashqevi kishte një zë, një interpretuese tejet e zgjuar. Nuk ishte rastësi emri që krijoi, emri që la, të vjen keq kur sheh një figurë që për kohën ishte në fokus. Kam parë shumë pak nga video që janë dhënë për të”, tha Barbullushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb