Ermal Meta është një nga këngëtarët shqiptarë që po korr sukses jashtë Shqipërisë. Këngëtari u shpall fitues i Sanremo për këtë vit si dhe përfaqesoi Italinë në Eurovision. Gjatë ditës së sotme, Ermal Meta ka mbërritur nga Italia për në Tiranë, aty ku pritet të performojë sonte në një koncert në sheshin ‘Skëndërbej’.

Në një konference për mediat, Ermal Meta ka pranuar se shqiptari që këndoi më mirë në Eurovizion këtë vit mes atij, Elenit dhe Eugentit ishte ky i fundit që përfaqësoi Shqiperinë, ndërsa tha se i vinte turp nga Italia që nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë në Eurovision.

“Ishte një event i rrallë që ishin 3 shqiptarë në Eurovizion. Eugenti ka zë të mahnitshëm, nga të tre, ishte ai që këndoi më mirë. Ju falënderoj për pikët që më dhatë. Më erdhi turp nga Italia dhe të them të drejtën kam bërë një gjysmë sherri për këtë”- rrëfeu Ermali.
ermal-meta-sestini-400x500
ermal meta
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: