Tifozët e Këlcyrës kanë dalë sot në protestë për të kërkuar lirimin e tre lojtarëve të ekipit të futbollit të qytetit që janë ende në burg për shkak të dhunës së ushtruar mbi arbitrin në ndeshjen e djeshme mes skuadrës së Përmetit dhe Këlcyrës.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” banorët kanë dalë sot në qendër të qytetit për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të lojtarëve Entilon Kamberaj, Andi Hina dhe Meleq Xhakollari.

Protesta është zhvilluar paqësisht ndërsa banorët, kryesisht të rinj por edhe një person me aftësi të kufizuara me fishkëllima dhe duartrokitje kanë kërkuar hetimin e ndeshjes Përmeti-Këlcyra dhe përjashtimin e arbitrit Alvi Paco nga ana e organeve të drejtësisë dhe FSHF.

Tre lojtarët Entilon Kamberaj, Andi Hina dhe Meleq Xhakollari janë shoqëruar për në Gjirokastër dhe të martën dalin në gjyq.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: