Pas akuzave të Partisë Demokratike në Fier se një furgon i Rilindjes po shpërndante miell në qytet, pikërisht sot ditën e votimeve, vjen edhe reagimi shoferit.
Ai është Emiljano Mali dhe thotë se furgonin e ka të licensuar për transport pasagjerësh.
“Bëj çdo ditë linjën Libofshë- Fier. Edhe sot si gjithmonë bëra punën time. Zotëria bleu sojë për ta sjellë në shtëpi, nga Fieri në Libofshë. Dy thasët i vendosi në furgon dhe do iknim në fshat. Është bërë foto nga PD pasi furgoni është i veshur me logon e Partisë Socialiste. Njerëz të PD e shfrytëzuan rastin. Sa i hodhëm në furgon erdhën filmuan dhe e postuan në internet. Nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme, vetëm punën time”,- thotë ai.
JA VIDEO E POSTUAR NGA PD
(m.a/BalkanWeb)