TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta publikon një tjetër foto nga e diela e tij e relaksit në plazh.
Kësaj radhe Kreu i Shtetit shfaqet me futbollistin e njohur të Kombëtares Klodian Duro duke i bërë karshillëk të dielës politike të votimeve. Surprizë të bukur e quan Meta këtë moment.
“E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro”, shkruan Presidenti.

