TIRANË

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për një provokim në GJKKO. Ajo tha se “në mënyrë të qëllimtë na kanë futur me një sallë për të marrë masa arresti në grup, kur secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale”.

Ajo tha më tej se Prokurori që hetonte inceneratorin e Tiranës ishte aty dhe gënjeu kur tha se Ilir Meta ishte marrë në mënyrë normale.

Monika Kryemadhi: Nuk flas fare për Metën, kanë bërë provokim të hapur për mua dhe familjen time. Në mënyrë të qëllimtë na kanë futur me një sallë për të marrë masa arresti në grup, kur secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale. Asnjë nga ne nuk është i akuzuar, të gjithë jemi të dyshuar, poshtërsie e madhe është që për të larguar vëmendjen, nga EncroChat, trafiku i drogës, nga gjithë krimi i strukturuar që ka kapur çdo gjë, kërkojnë të bëjnë shoë mediatik, politik, mbase edhe emocional. Emocionet e tyre nuk i kënaqim dot.

Gazetari: Jeni e shqetësuar nga prezenca e Ilir Metës në të njëjtën sallë me ju?
Monika Kryemadhi: Më shqetëson prezenca e Ilir Metës në të njëjtën sallë sepse është provokim. Prokurori që hetonte inceneratorin e Tiranës ishte aty dhe gënjeu kur tha se Ilir Meta ishte marrë në mënyrë normale. Ai nuk e ka parë videon? SPAK për të arrestuar ata të Durrësit dhe drogës, i lajmëron 10 minuta para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb