Rrëfimi i nënës nga Berati, që komunizmi e mori përgjithmonë të birin 4-vjeçar dhe e torturoi nëpër burgje e kampe internimi, përloti shumë zemra.

Rrëfimi u publikua nga shkrimtari Agron Tufa dhe bëri bujë në rrjetet sociale, ndërsa më shumë vëmendje ka tërhequr një koment i dhimbshëm i kësaj nëne, që u përball me vuajtjet e tmerrshme të regjimit komunist.

Barije Karabollaj tregon dhimbjen e madhe të humbjes së djalit, që vijon ta ndjekë ende, përmes një komenti në postimin e shkrimtarit Tufa.

“Pershendetje miku im fisnik A. Tufa. Faleminderit shume per dedikimin, sa të dhembsur dhe rrënqethëse. Përshkrim real, vërtetësi e gjallë, ku nuk i heq dot asnjë presje. Më beso… u shtanga tek lexoja çdo shkronjë dhe lotët më binin si ujëvarë e tërbuar.

Vetëm shpirti e një nëne e di sa vuan, ndaj një makabre, kurdisje apo krimi komunist që më ngjan si film horror të përbërë nga ç’njërez vampir dhe të pa shpirte. Ajo kohë e zezë më mori birin tim, ku me gjakun e tij të pastër prej ëngjelli të ushqej bisha koministe, i rrethuar me çakenjë e zuzarë të infektuar në shpirtë dhe zemër.

Arturi im i vogël tashmë jeton pranë engjëjve të tij, por iku i perveluar, ashtu si dhe shumë të tjerë, nga komunizmi barbar dhe i të pa shpirterve. Nuk mundem te shkruaj dot më, fryma po më merret… veç Zoti marrtë hak. Mirënjohje pamatë. Të përshëndes me respekt B. Karabollaj”, shkruan ajo.

  • foto galeri

Ndërkohë, Karabollaj kujton ngjarjen e kobshme edhe përmes një mesazhi në faqen e saj të “Facebook”, ku shkruan se “Zoti nuk më dha asnjë vuajtje. Kam ardhur në jetë me duar e kemb, me sy e vesh. Me një mendje te shëndoshë, nga dy prindër meraviljoz, e lindur në vendin më të bukur të shqipërisë. Ajo që më bëri të vuaja, ishte grushti kriminel i atdheut tim”.

Ja mesazhi i plotë”
Njerëzit që janë destinuar te vuajnë nga njerëzit e liq dhe grushti fortë, vuajtje përtej vuatjes. I madhi Zot u jep shumë forcë, zgjuarsi dhe bukuria nuk u mungon në trupi. Dhe ajo më e rëndësishme, në shpirt.

Thonë: Zoti të s’provon, jo nuk është e vërtetë. Zoti asnjë nuk e s’provon, janë njerëzit dhe grushti fort që na japin vuajtje deri dhe në marrjen e jetës.

Ja si më komenton një mikja ime.
“Te ka falur Zoti bukurine dhe mençurinë, e mira ime Barije Artan. Të dha dhe vuajtjet, se ndoshta e dije si t’i perballoje me forcen e shpirtit tuaj fisnik “. Unë i them kësaj mike, dhe të gjithëve juve. Zoti nuk më dha asnjë vuajtje. Kam ardhur në jetë me duar e kemb, me sy e vesh. Me një mendje te shëndoshë, nga dy prindër meraviljoz, e lindur në vendin më të bukur të shqipërisë.

Ajo që më bëri të vuaja, ishte grushti kriminel i atdheut tim. Ishin bashk shqiptarët e m’i, qe unë në shumë raste i quaj popull spiun. Dhe këtë të bashkohet qielli dhe toka, nuk ka shqiptarë spiun t’a mohoj. Nuk më futi ne burg Zoti, por spiunat dhe shteti kriminel. Më dënojë katër herë, me akuza nga më të ndryshmet.

Nuk m’a mori feminë Zoti. Ma morën spiunët, hetuesat, gjyqtarja e atij populli. Gjithmonë në emër të popullit, dhe keta kriminel ishin amet toporaku, zamir shtylla, ylli bufi dhe ajo qe i vuri vulen ishte vjollca mece. Por ajo që mua më shtyn te shkruaj, në shkrimet e mia (popull spiun) është urrejtja dhe tjetra do jetë e pabesueshme për brezat që do të vinë.

Ky popull, qe vinte me ftesa në gjygje. Unë jam e vetëdijshme, se i detyronin të vinin. Po ky popull lamash kush i detyronte të duartrokisnin, kur dënohej një fëmijë 16 vjeçe. Gjykojeni ju, që kini pasur një gram tru për atë jetë të zezë që na serviri partia e spiunëve.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb