Një debat i ashpër është zhvilluar pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 4, mes dy banoreve, Valbonës dhe Arsidës.

Ka qenë Valbona ajo që ka zgjuar nga gjumi Arsidën, duke i kërkuar t’i gjejë tutorët, referuar një deklarate që kjo e fundit kishte bërë me herët në lidhje me moderatoren.

“Arsida, zgjohu dhe më gjej tutorët. Si s’të vjen turp! Më gjej tutorët brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Dhe do japësh llogari, kush më tuton mua, kush më fut në krevat mua dhe kush kryen marrëdhënie me mua, brenda dhe jashtë shtëpisë”, ka deklaruar Valbona.

Banorja i është kthyer duke i shpjeguar çfarë do të thotë tutor.

“Në gjuhën shqipe tutor është një person i cili ka të drejtë në legjislacion për një person minoren, për një person me aftësi të kufizuara…”, tha ajo.

Më tej, Valbona i thotë: “Ti mua nuk më bën dot prostitutë dhe për këtë do mbash përgjegjësi.”

Ndërsa Arsida i përgjigjet se mban përgjegjësi për fjalët që thotë vetë, jo ato të të tjerëve.

Pjesë nga debati:

Valbona: Arsida, zgjohu dhe më gjej tutorët. Si s’të vjen turp! Më gjej tutorët brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Dhe do japësh llogari, kush më tuton mua, kush më fut në krevat mua dhe kush kryen marrëdhënie me mua, brenda dhe jashtë shtëpisë.

Arsida: Për këto gjëra s’kam folur

Valbona: Edhe njëherë, ti do gjesh tutorët. Në rregull

Arsida: E diskutojmë, vetëm mos më bërtit në vesh

Valbona: Të ka mbuluar turpi nga këmba te koka, nuk të vjen zor. Je femër. The mbrëmë Bona shkon krevat më krevat. Më kë kam fjetur unë?

Arsida: Je duke shpifur. Nuk më intereson me kë flen

Valbona: O Arsi, më gjej tutorin po të them

Arsida: Nëse do të më kërcënosh, atëherë…

Valbona: Nuk po të kërcënoj, po të pyesësh kush është tutori im

Arisa: Çfarë do të thotë në gjuhën shqipe fjala tutor

Valbona: Më the merre gruan se po shkon me tjetër, po ta fut në krevat. Unë durova, erdha të thashë jam vajzë beqare, e pamartuar dhe e padivorcuar dhe s’i kam detyrim atje jashtë përveç mamit tim. Unë me kë kam fjetur, ku kam fjetur çdo natë?

Arsida: Po mashtron! Në gjuhën shqipe tutor është një person i cili ka të drejtë në legjislacion për një person minoren, për një person me aftësi të kufizuara…

Valbona: Ke katër netë që më atakon se kam lidhje me këtë djalin që është shoku im. Ku të lind e drejta të më bësh ti mua prostitutë

Arsida: Urdhëro? Unë distancohem nga fjalë ti shpif.

Valbona: Ti mua nuk ma prish mua imazhin

Arsida: Ti tani po shpif dhe nuk e di kush të karikon

Valbona: Ti mua nuk më bën dot prostitutë dhe për këtë do mbash përgjegjësi.

Arsida: Unë mbaj përgjegjësi për fjalët që them, jo fjalëve të tua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: