Kjo është rruga e fshatit Belishovë në Mallakastër, e cila përgjatë gjithë gjatësisë së saj përshkohet nga gropa të thella. Vetëm 2 kilometër e gjatë, në këtë rrugë prej më shumë se 3 dekadash nuk është kryer asnjë investim, ndërsa banorët thonë se qarkullimi i automjeteve është thuajse i pamundur.
Banorët thonë se fshati i tyre është braktisur masivisht nga të rinjtë, si pasojë e mungesës së investimeve, ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 Majit.
I pyetur nga News24, Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj konfirmon se në buxhetin e vitit 2025 janë përfshirë për t’u rikonstruktuar 3 segmente rrugore në Drenovë të Re, Usojë dhe Belistan. Sipas tij, punimet për rindërtimin e rrugës do të nisin në muajin maj.
(BalkanWeb)