TIRANË
Komunistët kanë kryer homazhe sot tek monumenti i “Ushtarit të panjohur” në qendër të Tiranës me foton e dikatatorit Enver Hoxha, yllin me pesë cepa dhe grusht me rastin e 17 nëntorit, ditës së çlirimit të kryeqytetit shqiptar..
Pas përfundimit të ceremonisë së organizuar nga Bashkia Tiranë, pleqtë nostalgjikë të regjimit diktatorial kanë vendosur kurora me lule e kanë nderuar me simbole të komunizmit në mes të kryeqytetit të patrazuar nga askush. Një skandal që ndodh në sytë e të gjitha institucioneve kur janë provuar krimet e diktatorit Hoxha mbi qindra njerëz.
Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.