RAGUZA- Katër persona të arrestuar, një nën hetim, 15 në kërkim, më shumë se 500 gr marijuanë, hashash, kokainë, heroinë dhe rreth 2,000 euro të sekuestruara. Ky ka qenë rezultat i Policisë së Raguzës në Itali, në kuadër të operacionit ‘Pusher’.

Në pranga ranë Giuseppe Sanna, 37 vjeç, 23-vjeçari shqiptar Dragan Hasanaj, i cili jetonte ilegalisht në Itali, ndërsa iu gjetën 300 gr marijuanë në shtëpi dhe rreth 1.500 euro. Në pranga ranë edhe Maria Barrera, 35 vjeç dhe një tunizian, 30 vjeç, Othmane Ghobtane që tregtonte heroinë.

Ndërkohë, nën hetim është Marina di Ragusa, 36 vjeçe, të cilët iu gjetën në shtëpi dhe dyqanin e saj 100 gr marijuanë dhe hashash.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: