TIRANË- Garda e Republikës ka pezulluar një punonjës të saj për shkak se dyshohet se ka kanosur me armën e shërbimit një qytetar, për motive të dobëta. Ka qenë qytetari që ka kallëzuar gardistin në polici dhe më pas blutë kanë bërë shoqërimin e tij dhe kanë nisur procedurat e hetimit. Ndërkaq gazetarja Dorjana Bezat duke cituar burime nga policia tha për “BalkanWeb” se gardisti Kristal Necaj ishte zënë me fjalë me punonjësin e karburantit të cilin e kishte hasur rastësisht në rrugë pasditen e sotme pranë një lavazhi. “Pse më hodhe naftë të keqe”, mësohet të ketë thënë Necaj, rreshter në Gardën e Republikës duke i treguar pistoletën në brez.


Kjo gjë ka trembur për vdekje punonjësin e karburantit i cili ka marrë menjëherë ne telefon policinë dhe ka bërë denoncim në Komisariatin numër 3.


Megjithatë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe Garda ka dhënë për momentin masën e pezullimit ndaj gardistit.


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: