Pas humbjes kundër Milan, në shtëpinë e Napolit është koha për bilance. 11 pikë larg Juventusin kryesues, jashtë Champions League, të eliminuar nga Kupa, Napolit dhe Ancelottit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm Europa League, e thënë më thjeshtë, ky sezon është një dështim total.

Ancelotti
Ancelotti

Në vetëm dy muaj, Ancelotti jo vetëm që nuk po i jep Napolit atë mentalitet fituesi, atë hap më shumë që kërkohej, por po e kthen shumë pas. E nisim nga fillimi, Ancelotti zbarkojë në ishull për ti dhënë Napolit diçka më shumë në Champions, por në sezonin e parë nuk arriti të kalonte as fazën e grupeve, diçka të cilën e kishin arritur si Mazzarri ashtu edhe Sarri. Në Kupë, Ancelotti mori një tjetër shuplakë, eliminimi përballë Milanit “djeg” shumë.

Milan Napoli 2 0
Milan Napoli 2 0

Në Serie A e vetmja gjë që mund të bëjnë është të ruajnë vendin e dytë, por as këtë nuk e kanë të sigurt, pasi për të rivalizuar Juven as që bëhet fjalë. Në fund Ancelotti nuk arrit kurrë të bëjë për vetë “yjet” e skuadrës: Mertens, Insigne, Hamsik e Allan janë më shumë të përqendruar se çfarë do i sjellë merkato se sa në atë që bëjnë në fushë.

Mertenz Hamshik
Mertenz Hamshik

Jo vetëm “yjet” por dhe lojtarë si Hysaj, të cilët dikur ishin titullarë, me Ancelottin në bankinë nuk po aktivizohen thuajse fare.

Hysaj
Hysaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb