Tërmeti i rënë në orët e para të mëngjesit në vendin tonë ka qënë kryefjala edhe e mediave të huaja. Në mediat italiane ka qenë lajmi kryesorë, duke treguar me foto dhe video situatën me të cilën po përballet vendi ynë. “Mediat shqiptare raportojnë për dëme të shumta në ndërtesa dhe dhjetëra njerëz që mbërrijnë në spital me fraktura dhe lëndime të tjera. Shumë ndërtesa u rrëzuan në Durrës, përfshirë një hotel me pesë kate. Janë regjistruar tashmë edhe tri viktimat e para që janë tre shtetas të Kurbinit, në veri të Tiranës, ku një burrë humbi jetën ndërsa ai në panik e sipër u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij, ndërsa dy gra vdiqën nën rrënojat e disa ndërtesave të shembura.

Viktima e katërt është një njeri i gjetur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin e Durrësit.Tronditja u ndje edhe në Itali dhe në veçanti në Salento. Nga Leçe në Otranto në Taranto, nga Maglie në Taviano dhe nga Copertino në Tricase, shumë njerëz u zgjuan në mes të natës nga lëvizja e tokës dhe dolën në rrugë. Kaq shumë frikë, por për momentin nuk ka raportime për dëme në Puglia. “Ne kemi aktivizuar Njësinë e Krizave të Ministrisë së Jashtme, ne jemi duke monitoruar situatën për të kuptuar nëse ka qytetarë italianë të përfshirë në tërmet në Shqipëri, “tha Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio”, ka shkruar Corriere della Sera”.

Me po të njëjtin interes është ndjekur situata në Shqipëri edhe nga mediat amerikane e angleze. Sipas DW ky është tërmeti më i fuqishëm i dekadave të fundit. Në shkrimin “The Telegraph” thuhet se ushtria policia dhe spitalet janë në gadishmëri të plotë për situatën e krijuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: