Në një intervistë për “Pushime On Top”, Ronela Hajati ka pranuar se në fillimet e karrierës së saj, e ka ngacmuar 80% e estradës. Megjithatë, ajo shtoi se kjo gjë është normale dhe u ndodh të gjitha vajzave.

Këngëtarja ka treguar se ka pasur lidhje me njerëz të estratës apo edhe vetëm flirtime. Ndërsa fliste për jetën personale, Ronela tha se dëshiron shumë të bjerë në dashuri, por e ka të vështirë në këtë fazë të jetës.

Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë ose…

Ronela Hajati: Njerëz jemi, (qesh). Po më ka ndodhur.

Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.

Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë.

Eni Shehu: Ndonjë lidhje në “Big Brother” do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?

Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur s’nuk shumë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: