Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, për vlerësim të masës së sigurisë. Ajo është parë e veshur me të zeza, ndërsa në dorë mbante edhe kafe.
Në fjalën e saj për media, ajo u shpreh se ky është një sistem drejtësie i kastruar, që përdoret për propagandën e qeverisë.
Ndaj Kryemadhit, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se më datë 21 tetor, u arrestua me urdhër të SPAK presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa janë lëshuar masa sigurie edhe për bashkëpunëtorët e tij.
(Balkanweb)