Luftëtaret palestineze të guerrilasve të cilat janë anëtarë të grupit të Brigadave të Al-Quds treguan aftësitë e tyre luftarake në një stërvitje ushtarake në Rripin e Gazës.

Al-Quds është grupi i dytë më i fuqishëm i armatosur në Rripin e Gazës pas Hamasit dhe krahut ushtarak të organizatës islamike të xhihadit. Në Rripin e Gazës, brigadat e al-Quds shpesh luftojnë duke përdorur sulmet e raketave Quds jashtë zonave civile të populluara.

Anëtarët femra të grupit u bënë të njohura në dhjetor të vitit të kaluar pasi presidenti i SHBA Donald Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Gratë u përgjigjën duke djegur flamurin e SHBA dhe duke u zotuar për mbrojtjen e Palestinës siç thanë “me shpirtrat tanë dhe gjakun tone”, ndërsa marshuan përmes Gazës.

Dje ato more përsëri vëmendjen e publikut, pasi morën pjesë në një stërvitje në Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës ku shihet se qëllojnë me kallash.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb