Një super-grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur filialin e një banke, duke krijuar terror te punonjësit dhe qytetarët.

Autorët kanë qëlluar në ajër dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ata kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash nga banka. Mediet kosovare kanë publikuar pamjet, ku shihen autorët e maskuar dhe me kallashë në duar, që dalin nga banka, pasi kanë kryer vjedhjen, ndërsa dëgjohen edhe të shtënat e armëve.

“Sot rreth orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin. Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari, por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: