SARANDE- Një 19-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht për pasi ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar nëpërmjet detit në mënyrë të paligjshme.

Në materialet e referuara në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë bëhet me dije se personi në fjalë është shtetasi I.K, vjeç 19, banues në Tiranë.

Ky i fundit teksa ndodhej në Ksamil, nëpërmjet detit me një kamerdare në drejtim të ishullit Korfuz, ka tentuar të kalojë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Por aventura e tij ka përfunduar me kaq, pasi është kapur nga autoritetet pa mbërritur në destinacin.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: