Gjashtë herë kampioni olimpik i çiklizmit, Sir Chris Hoy, ka njoftuar se vuan nga kanceri. Në një intervistë me Sunday Times, ai thotë se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur nga dy deri në katër vjet jetë.
Ai tha për Sunday Times se ishte diagnostikuar me kancer primar në prostatë dhe ishte përhapur në kocka, që do të thotë se ishte në fazën e katërt.
Sportisti legjendar tha në Instagram se “ndihej në formë, i fortë dhe pozitiv”.
Sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting, i tha Laura Kuenssberg të BBC-së se ishte “i mahnitur” nga guximi, pozitiviteti dhe “mesazhi i mrekullueshëm i shpreses” i Sir Chris, duke shtuar se “i gjithë kombi do ta brohoriste atë tani” dhe do t’i dërgojë dashuri.
48-vjeçari skocez zbuloi në fillim të këtij viti se ishte diagnostikuar me kancer. Ai nuk kishte zbuluar më parë llojin e kancerit.