TIRANË

Efthimios Efthimiu, ish-speciali grek i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit ka mohuar sërish të jetë autori i krimit.

Në seancën e sotme gjyqësore, Efthimiu është pyetur por nuk e ka pranuar vrasjen e Kasmit. Më pas, i veshur me një bluzë sport të bardhë, xhinse e një byzylyk në dorë, ai është ngritur më këmbë brenda kafazit me hekura duke treguar kyçet e duarve që i kishte ende me shenja për shkak të prangave.

Ai akuzoi policët që e kishin transportuar nga burgu në gjykatë se ishte faji i tyre për trajtimin johuman, ndërsa me duart e zgjatura jashtë kafazit tregonte shenjat e kuqe të lënë nga prangat duke thënë se ia kishin shtrënguar shumë pas shpine.

  • foto galeri
  • foto galeri

Greku Efthimiu akuzohet se më 29 janar 2018 ekzekutoi me katër plumba Devi Kasmin, krim të cilin dyshohet se e kreu me pagesë.

Listën e të pandehurve e kryeson shtetasi grek, pasi akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin kriminal që porositi dhe pagoi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari. Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal  dhe armëmbajtje pa leje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb