Me kapelen MAGA (Make America Great Again) Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump iu bashkua Elon Musk në Brownsville të Teksasit për të parë lëshimin e gjashtë testues të një anijeje kozmike të SpaceX Starship, një raketë që synon të dërgojë njerëz në planetin Mars.
Gjithashtu i janë bashkuar senatorët Bill Hagerty dhe Ted Cruz, si dhe Donald Trump Jr dhe kongresmeni Ronny Jackson.
SpaceX po ritentonte një operacion ku përforcuesi i raketës kapet në një bankë uljeje në kthimin e tij në Tokë, i cili u arrit për herë të parë gjatë fluturimit të pestë provë të Starship. Por për shkak të një problemi, SpaceX e ndërpreu planin dhe përforcuesi u hodh poshtë në Gjirin e Meksikës, pas vetëm disa minutash në ajër.
Në fillim të këtij muaji Trump zgjodhi Musk dhe Vivek Ramaswamy për të udhëhequr një “Departament të ri të Efikasitetit të Qeverisë” (Doge).
Trump tha se dyshja do të vepronte në një kapacitet këshillues dhe se Doge nuk do të ishte një departament zyrtar qeveritar.