Në emisionin Log në News 24 ishin të ftuar deputetët Enekelejd Alibeaj dhe deputeti Agron Shehaj, përkatësisht kryetar i partisë Djathtas 1912 dhe kryetar i partisë Mundësia.
Alibeaj tha se Djathtas 1912 mund të bashkëpunojë me PD-në, por jo me “elementë që sulmojnë SPAK ose që kanë probleme me aleatët e mëdhenj të Shqipërisë”.
Ndërsa, Shehaj tha se Partia Mundësia shkon e vetme në zgjedhje.
Enkelejd Alibeaj: Ne përjashtojmë bashkëpunimin me maxhorancën. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD, por jo me elementë, që kanë probleme me aleatët tanë dhe që sulmojnë drejtësinë.
Agron Shehaj: Ne nuk bëjmë aleancë me asnjë forcë politike, do hyjmë vetë në zgjedhje.