Ergys Kaçe, futbollisti i kombëtares shqiptare që luan për Panathinaikos në Greqi, ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ditës së dielë në ndeshjen PAOK-AEK ku presidenti greko-rus Ivan Savvidis u fut me armë në fushë duke kërcënuar arbitrin.

Kaçe nëpërmjet rrjeteve sociale ka shprehur mbështetjen ndaj Savvidis për të cilin thekson se i është gjetur pranë në ditët e vështira.

“Shumë vite më parë, në periudhën më të vështirë të karrierës time, më ke ndihmuar si babai im! Dhe për këtë arsye, unë dua të të mbështet në të njëjtën mënyrë. Jemi të gjithë pranë teje!”, shkruhej në postimin e Ergys Kaçes në “Instagram”.

Kujtojmë që më parë, Ergys Kaçe ka luajtur për ekipin e PAOK-ut, ndërkohë që tani luan i huazuar te Panathinaikos, por kartoni zotërohet sërish nga bardhezinjtë.

Ndërkohë presidenti Savvidis dje ka kërkuar falje për veprimet e tij, duke thënë se ishte treguar emocional.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb